Kompensatë
Kompensata është një lloj produkti i përbërë nga fletë të holla druri ahu ose plepi, të ngjitura së bashku në kënd të drejtë me njëri-trjetrin, duke përballuar në këtë mënyrë forca të mëdha mekanike.Sipërfaqja e kompensatës është e zmeriluar dhe ka një pamje vizuale shumë perfekte. Produkti është me origjine europiane dhe i certifikuar. Plepi ose ahu që përdoret për prodhimin e kompensatës është dru i butë dhe special e me cilesi të lartë. Për ngjitjen e shtresave të brëndshme të kompensatës përdoret një ngjitës në kushte të thata, sipas standartit acc. EN 636, EN 636-1 klasë teknike.
Sferat e Zbatimit
Kompensata gjen një përdorim shumë të gjerë e në fusha të ndryshme, sic janë:
- Sektori i Ndërtimit
- Dekorime të Brëndshme
- Furnitur
- Industria e Paketimit
- Ndërtim Anijesh