Dërrasë
Lëndë drusore prej bredhi e importuar nga vendet scandinave dhe Austria, e përmasave dhe cilësive të ndryshme. Dërrasa është e tharë në furrë, në temperaturë 60 ℃ dhe e disifektuar nga insektet.Kualiteti dhe vlera e ketij produkti janë në vartësi të numrit të nyjeve, të diametrit të nyjeve ashtu si edhe të distancës që nyjet kanë ndërmjet tyre. Gjithashtu, ky produkt është i pajisur me certifikatë fidosanitare, sipas standarteve të EU-së.
Sferat e Zbatimit
Dërrasa ka një përdorim të gjerë në fusha të ndryshme, siç janë ato të:
- Ndërtimit
- Amballazhimit
- Prodhimit të mobiljeve dhe produkteve të mobilerisë
- Prodhimit të produkteve të ngrohjes