Pelet
Produkt i cili prodhohet nga përpunimi i mbetjeve të drurit dhe përbën një zgjidhje ekonomike për ngrohjen gjatë dimrit.Përpunimi i mbetjeve të drurit përmban fazën e Zjerjes, të Tharjes dhe të Lidhjes me një komponent lidhës. Përsa i përket cilësisë (vlerave kalorike), në prodhimin e Peletit luajnë rol lëndët e para nga të cilat ai prodhohet.
Peleti që ne ofrojmë është i vlerave kalorike maksimale, pasi bëhet fjalë për një produkt i cili prodhohet nga mbetje druri bredhi të pastra (tallash dhe jo lëvozhga druri).
Sferat e Zbatimit
Peleti gjen zbatim në ngrohjen e ambjenteve shtëpiake ose publike.
Përdoret si lëndë djegëse në:
- Soba Peleti
- Kaldaja Peleti